Ballina Shëndet & Style Lakra ka shumë efekte pozitive, mbron nga sëmundja që po sundon botën

Lakra ka shumë efekte pozitive, mbron nga sëmundja që po sundon botën

Lakra jeshile përmban më shumë hekur se mishi i gjedhit dhe më shumë kalcium sesa qumështi, është përplot me fibra dhe aminoacide omega-3, kështu që nuk ka arsye për të mos e konsumuar. Një porcion lakër jeshile e papërpunuar përmban 200 për qind vitaminë A, 130 për qind vitaminë C dhe 680 për qind vitaminë K. Është burim i mirë për fibra bimore dhe minerale – folate, hekur, kalcium, kalium, mangan dhe fosfor, përmirëson tretjen dhe lufton mbipeshën.

Marketing

MBRON NGA KANCERI

Është dëshmuar se izotiocianati në lakrën jeshile neutralizon substancat që e shkaktojnë kancerin, si dhe përhapjen e tij. Studimet e fundit flasin se lakra jeshile mund ta detoksojë organizmin dhe rregullon gjendjen e përgjithshme të rij.

MBRON SYTË DHE ZEMRËN
Lakra jeshile është e pasur me karotenoide dhe vitaminë A, që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e syve, sepse mbrojnë nga rrezet ultravjollcë dhe radikalet e lira. Sasia me vitaminë K në lakrën jeshile mbron zemrën dhe besohet se ul rrezikun nga arteroskleroza.

USHQEN ESHTRAT
Vitamina K është kyçe për shëndetin e eshtrave, e në 100 gr lakër jeshile ka rreth 1.000 për qind të nevojave ditore. Kjo vitaminë përmirëson absorbimin e kalciumit dhe ul sekretimin e tij përmes urinës.

Marketing
Exit mobile version