Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se është rritur frekuenca e qarkullimit të automjeteve në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë.
Marketing
“Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Karakteristikë për periudhën e verës, në vendkalimin kufitar Tabanovce për hyrje dhe vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata”, thonë nga LAMM për të shtuar se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata.