Ballina Lajme Maqedoni LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka pritje në pikat kufitare

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka pritje në pikat kufitare

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata.

Marketing

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, kështu njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), nga ku rekomandojnë rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Marketing
Exit mobile version