Ballina Aktuale Lamtumirë Mbretëresha Elizabeth! Të gjitha detajet se çfarë pritet të ndodhë sot...

Lamtumirë Mbretëresha Elizabeth! Të gjitha detajet se çfarë pritet të ndodhë sot në Angli

Në orën 11:00 të kësaj të hëne pritet që të nis shërbesa mortore shtetërore para se Mbretëresha Elizabeth të dërgohet për në banesën e fundit.

Marketing

Por çfarë do të ndodhë gjatë gjithë ditës së sotme sipas protokollit të pallatit mbretëror?

Ndërkohë në orën 8:00, dyert e Westminster Abbey hapen për 2000 të ftuarit e pritur, nga liderët botërorë te punëtorët e thjeshtë.

Më tej në 10:44, kortezhi i parë i ditës do të niset, me mbretin Charles dhe anëtarët e tjerë mbretërorë që ecin pas arkivolit të Mbretëreshës ndërsa tërhiqet nga marinarët në karrocën e armëve shtetërore nga Salla e Westminsterit në Westminster Abbey

Në 11:55, do të mbahen dy minuta zi kombëtare. Ndërsa në orën 12:15 një procesion i dytë, më i madh do të dërgojë arkivolin e saj në Wellington Arch.

Në orën 13:00, arkivoli i saj do të dërgohet në Windsor përgjatë një rruge që pritet të jetë e tejmbushur me njerëz, të cilët do t’i japin lamtumirën e fundit përmes përshëndetjes.

Ndërsa në 15:00, do të fillojë procesioni i tretë i ditës, përmes terrenit të Kështjellës Windsor deri në Kështjellën e Shën Gjergjit. Në po këtë vend, në orën 16:00 do të zhvillohet një shërbesë në përkujtim të Mbretëreshës.

Në fund, në orën 19:30, familja mbretërore do të kthehet në kishë, ku do të varroset pranë bashkëshortit të saj të ndjerë në një ceremoni private.

Marketing
Exit mobile version