Ballina Lajme Maqedoni Lansohet Pulla Postare në nderim të ikonës së muzikës shqiptare,...

Lansohet Pulla Postare në nderim të ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Postën e Kosovës, përkatësisht Filatelinë e Postës, u lansua Pulla Postare në nderim dhe vlerësim të figurës së shquar, ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Marketing

Me motivacionin e dhënies së kontributit në muzikën e mirëfilltë shqiptare, në rritjen e vlerave kulturore në shoqërinë tonë, me iniciativë të ministrit në dorëheqje Kujtim Gashi, Posta e Kosovës i dedikon legjendës së gjallë më muzikës shqipe Nexhmije Pagarushës Pullë Postare.

Më këtë rast, ministri në dorëheqje Gashi tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne pra, lansimi i pulës Postare dedikuar ikonës së muzikës Nexhmije Pagarusha e cila ka dhënë kontribut të madh në përçimin e vlerave dhe traditave të vendit tonë me zërin e saj prej bilbili, me pjesëmarrjen e saj në festivale e skena të njohura ndërkombëtare.

Tutje ministri në dorëheqje Gashi tha se me angazhimin e tij dhe të stafit të MKRS-së, është marrë iniciativa për pension shtetëror i përmuajshëm për Nexhmije Pagarushën.

Ministri në dorëheqje tha se së shpejti MKRS-ja do të botojë një monografi për mbretëreshën e këngës shqipe, ‘Bilbilin e Kosovës’, si dhe në vendlindjen e saj në Pagarushë të Malishevës do të ndërtohet qendra e kulturës për nder të saj.
Mbesa e Nexhmije Pagarushës e cila pranoi plaketën e emisionit të ri të pullave postare, në emër të familjes e vlerësoi si mirënjohjen më të mirë, vendosjen e figurës së Nexhmije Pagarushës nëpër pulla postare.

Ajo përcolli falënderimet e legjendës së gjallë Nexhmije Pagarusha për ministrin për iniciativën e marrë, duke shprehur mirënjohjen për kujdesin e treguar institucional të treguar ndaj saj.

E përfaqësuesi i Postës së Kosovës u shpreh se përmes pullës postare në nderim të figurës së Nexhmije Pagarushës ndjehet e privilegjuar dhe e nderuar edhe Posta e Kosovës sepse kontributi i këngëtares së madhe Nexhmije Pagarusha është jashtëzakonisht i çmuar dhe ka përçuar vlera nëpër gjenerata të tëra.

Marketing
Exit mobile version