Laporta thërret Messin

Rikthimi i Lionel Messit në Barcelonë, tashmë është një mision që katalonasit duan ta zyrtarizojnë sa më shpejtë që është e mundur.

Marketing

Sipas mediave spanjolle, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka bërë të qartë se do të përpiqet ta rikthejë Messin në ‘Camp Nou’ sa më shpejt që të jetë e mundur.

I pari i klubit të Barcelonës, është i bindur se asi argjentinas mund të rikthehet në skuadrën e Xavi Hernandez.

“Ndihem borxhli ndaj Messit. Do të doja që ai ta mbyll karrierën e tij në Barcelonë. Mendoj se mund ta bëjmë këtë. Qëllimet e mia me Leon janë të qarta”, tha Laporta, transmeton rtk.

Kujtojmë që Messi u largua nga Barcelona verën e kaluar për t’iu bashkuar PSG-së.

 

Marketing