Manuel Locatelli është futbollisti i radhës që ka larguar shishet e Coca Cola-s nga tavolina e konferencës për media.
Pas fitores dhe dy golëshit kundër Kombëtares së Zvicrës, futbollisti italian u paraqit në konferencë me çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’.
Ende pa u ulur në karrige, ai largoi dy shishet e Coca Cola-s, duke kopjuar kështu gjestin e Cristiano Ronaldos ditë me parë.
Një gjest të tillë e bëri edhe mesfushori i Francës, Paul Pogba, por ky i fundit Cola-t nuk i preku. Ai largoi shishen e birrës.
Kujtojmë që për shkak të gjestit të Ronaldos, kompania e madhe Coca-Cola humbi plotë 4 miliardë euro.