Ballina Sport Largimi i Ronaldo nga Man Utd? Flet agjenti i CR7

Largimi i Ronaldo nga Man Utd? Flet agjenti i CR7

Cristiano Ronaldo është lidhur së fundmi me një largim të mundshëm nga Manchester United.

Marketing

Raportime të ndryshme insistonin se Cristiano Ronaldo nuk është i lumtur me aventurën e tij të dytë te Manchester United.

Megjithatë, lidhur me zërat se ai mund të largohet nga ‘Old Trafford’ disa komente ka dhënë edhe agjenti i tij, Jorge Mendes.

“Cristiano Ronaldo është shumë i lumtur te Man United. Ai do të vazhdojë me paraqitjen e tij solide dhe të shkëlqyer, si gjithmonë në karrierën e tij”, ka thënë Mendes, transmeton lajmi.net.

“Do të jetë sezon i shkëlqyer për të, jam i sigurt”, shtoi agjenti i lojtarit.

Cristiano Ronaldo kthehej te Manchester United pas një aventure te Real Madrid e Juventus. Gjasat janë të mëdha që ai të mbyllë karrierën në ‘Old Trafford’.

Marketing
Exit mobile version