Latifi dhe Rrahmani: Besojmë në fitore ndaj ekipit izraelit!

Klubi hendbollit Çair, duket gati për ndeshjen ndaj Makabit të vlefshme për xhiron e tretë në EHF Kup. Përballja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve do të zhvillohet nesër në Shkup, ndërsa nga tabori i Çairit janë shprehur optimist për ndeshjen, duke besuar se do të dalin me fitore nga kjo sfidë.

Marketing

Basri Latifi, trajner i klubit Çair

“Një xhiro e vështirë për ne, jo për atë që nuk kemi përvojë, pasi ky është viti i tretë për ne që luajmë në garat europiane. Këtë vit kemi arritur më tepër rezultat dhe shpresojmë ta kalojmë edhe këtë xhiro që të jemi edhe ekipi i parë pas Kometal Gjorçe Petrovit të famshëm që plasohet në 1/8 e finales. Ekipi i Makabit është një skuadër e përbërë me shumë hendbollistë me përvojë dhe është kampion i Izraelit, por ne shpresojmë se do të ia dalim”.

Leonora Rrahmani, hendbolliste

“Jemi të motivuar, por fakti që na tremb është se ekipi kundërshtarë ka hendbolliste më të moshuara dhe kanë përvojë më shumë se ne në kësi lloj ndeshje europiane. Por favori jonë është se, ekipit tjetër bën një lojë më të ngadaltë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë atë në shpejtësi me lojë më të shpejtë. Sigurisht do të jetë ndeshje e vështirë, por jemi angazhuar maksimalisht për këtë kundërshtarë javëve të fundit, kemi dhënë maksimumin në stërvitje dhe besoj që do të reflektojë edhe në terren”.

Ndeshja ndërmjet Çairit dhe Makabit, luhet nesër në palestrën e “Metallurgut” në orën 18:00, ndërkohë ndeshja e kthimit aty edhe ku do të vendoset kualifikuese për në raundin e radhës do të zhvillohet pas një jave në Tel Aviv të Izraelit.

 

Marketing