Ballina Lajme Kosovë Lazim Destani ndihmon të prekurit nga vërshimet në Kosovë

Lazim Destani ndihmon të prekurit nga vërshimet në Kosovë

Ndërmarrësi nga Tetova Lazim Destani, ka ndihmuar të prekurit nga vërshimet e ditëve më parë në Kosovë.

Marketing

Në një postim në Facebook, ai tregon se dje është realizuar dërgesa e kontigjentit të ndihmave për zonat e përmbytura.

“Reshjet e mëdha të javës së kaluar në Kosovë lanë pas shumë toka e vendbanime të përmbytura. Është më se e nevojshme mbështetja e popullatës në raste të këtilla fatkeqësishë natyrore”.

“Për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve tanë në Kosovë dje realizuam dërgesën e kontingjentit të ndihmave për zonat e përmbytura, Skënderaj, Mitrovicë dhe Klinë. Uroj sa më shpejt të kthehet normaliteti në këto vendbanime”, ka shkruar Destani.

Ndryshe, nga vërshimet e ditëve më parë në Kosovë, ka pasur dëme të mëdha materiale si në ekonomi familjare, biznese po ashtu edhe në infrastrukturë e toka bujqësore.

Exit mobile version