Filantropi Lazim Destani ka vizituar Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyzeldorf të Gjermanisë. Biznismeni nga Tetova ka zhvilluar takim me Konsullin e Përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva, të cilit i ka uruar për hapjen e Konsullatës si dhe gjithashtu ka shfrytëzuar rastin për ti uruar 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu z. Destani dhe z.Kashtanjeva shkëmbyen mendime rreth bashkëpunimit në të ardhmen për të mbështetur diasporën tonë në mbrojtje të interesave të tyre në të gjitha drejtimet.
Postimi i plotë i z. Lazim Destanit:
Sot i bëra një vizitë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyzeldorf. Në vazhdën e forcimit të marrëdhënieve Kosovë – Gjermani Konsullata u hap në muajin nëntor të vitit 2019 në Landin, North Rhine-Ëestphalia (NRË). Kjo përfaqësi konsullare diplomatike do të sjellë lehtësira për diasporën tonë në këtë anë të Gjermanisë duke u ofruar atyre shërbime më të mira e më efikase.
Në pritjen që më bëri Konsulli i Përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva, fillimisht pata kënaqësinë t’ia përcjell urimet e mia për hapjen e Konsullatës si dhe urimet më të përzemërta për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me z. Kashtanjeva shkëmbyem mendime e diskutuam rreth bashkëpunimit tonë në të ardhmen, për ta mbështetur diasporën tonë në mbrojtje të interesave të tyre në të gjitha drejtimet.
Konsulli Kashtanjeva u shpreh shumë falënderues për vizitën si dhe e çmoi lart gatishmërinë time për bashkëpunim.
Landi NRË është ndër Landet me industri dhe ekonomi shumë të zhvilluar andaj janë shumë të mëdha dhe premtuese mundësitë e bashkëpunimit ekonomik e tregtar Gjermani-Kosovë, si dhe një mundësi e mirë për nxitjen e investitorëve të ndryshëm nga kompanitë gjermane.