Ballina Sport Lazio vazhdon formën e mirë, mposht Bolognan dhe merr kreun e Serie...

Lazio vazhdon formën e mirë, mposht Bolognan dhe merr kreun e Serie A

Lazio ka shënuar fitoren e radhës në kampionatin elitar të futbollit italian, Serie A.

Marketing

Skuadra nga Roma ka mposhtur skuadrën e Bolognas me rezultatin 2:0.

Goli i parë i këtij takimi u shënua në minutën e 18’, nga Luis Alberto, i cili shfrytëzoi asistimin e Ciro Immobile.

Vetëm tre minuta më vonë, Alberto, kësaj radhe në rolin e asistuesit, kontribuoi për 2:0. Ishte Correa ai që dërgoi topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Lazio merr pozitën e parë në Serie A, me 62 pikë të grumbulluara, dy më shumë sesa Juventus (një lojë më pak) dhe tetë më shumë se Inter (dy lojë më pak).

Marketing
Exit mobile version