LD: BDI as me presione nuk mund të siguroj 5 mijë nënshkrime

Lëvizja Demokratike përmes një komunikate për media ka theksuar se BDI po has në vështirësi në sigurimin e firmave për kandidaturën e Bujar Osmanit për president, nga LD nënvizojnë se BDI-ja deri tani nuk ka arritur të siguroj as 5 mijë nënshkrime.

Marketing

“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) edhe pse ka metastazuar si kancer në të gjitha institucionet, dhe ka punësuar familjarë dhe miq në to, nuk po mundet të siguron as 5000 nënshkrime për ‘kandidatin e tyre për president’ Bujar Osmani. Nga terreni njoftohemi se anëtarësia e BDI-së, sidomos ajo në Çair është e detyruar të del në orë dhe vend të caktuar për të dhënë nënshkrimin e tyre, ndërsa aktivistëve u bëhet presion që të nxjerrin familjarët r tyre të nënshkruajnë kundër dëshirës. Për të ‘punuar’ në terren, ditë më parë BDI liroi Bekim Nezirin nga çdo aktakuzë për sulmin që ua bëri të punësuarve shqiptarë në M-NAV, dhe qëllimi është financimi i fushatës dhe organizimi i grupeve për ushtrim të presioneve dhe dhunës gjatë fushatës zgjedhore”, thuhet në komunikatën e LD-së.

Marketing