LD: Të shfuqizohen privilegjet e ish-presidentëve në Maqedoni

Lidhja Demokratike e Maqedonisë ka iniciuar procedurë për heqjen e të drejtave të presidentit dhe familjes së tij pas përfundimit të funksionit të tyre, por siç thonë, Kuvendi nuk i pranon këto nisma.

Marketing

“Ligji për të drejtat e Presidentit pas përfundimit të detyrës parasheh, ndër të tjera, këto privilegje: pension në shumën e pagës që ka marrë si President, zyra, tre punonjës, sigurim, një automjet zyrtar dhe një shofer, si dhe një buxhet mbi 30.000 euro në vit”, thonë nga LD.

Nga atje kanë shtuar se përveç familjes së ish-presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, e cila me të drejtë shfrytëzon vetëm një pjesë të të drejtave, ish-presidentët Branko Crvenkovski dhe Gjorge Ivanov i shfrytëzojnë të gjitha të drejtat e tyre në tërësi.

Advertisements

Nga LD vlerësojnë se po shpenzohen mjete të mëdha pa nevojë, sepse ish-presidentët nuk kryejnë asnjë aktivitet, as nuk u rrezikohet siguria e tyre personale dhe as ish-zyra e tyre nuk ka pasur ndikim të rëndësishëm në vend.