LDA Balkan dhe Zyra Kroate për Inovacion dhe Kreativitet nënshkruajnë memorandum të ri bashkëpunimi

Organizata ndërkombëtare Leadership Development Association Balkan (LDA Balkan) ka nënshkruar memorandum të ri bashkëpunimi me zyrën Kroate për Kreativitet dhe Inovacion e njohur si HUKI.

Marketing

📝Qëllimi i këtij memorandumi të sapo nënshkruar është vazhdimi i bashkëpunimit edhe për pesë (5) vite të tjera në organizimin e konferencave LEAPin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës ku si rrjedhojë LDA Balkan ka fituar patentën ekskluzive për ti organizuar ngjarjet në këto vende të Ballkanit por jo vetëm, LDA do të marrë pjesë cdo vit në Zagreb të Kroacisë, në ngjarjen me të madhe të edukimit jo formal të për të rinjë, pra në samitin LEAP që organizohet nga organizata HUKI në bashkëpunim me Komisionin Europian.

🌎Konferencat LEAPin trajtojnë temat e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes. Ato janë organizuar dhe po organizohen në shumë vende të botës si, Romë, Barcelonë, Sofia, Dublin, Moskë, Kairo, etj ndërsa tash e disa vite të njejtat u organizuan në Tiranë e Prishtinë. Me nënshkrimin e memorandumit të ri, eventet e LEAPin të rinjtë dhe studentët mund ti ndjekin edhe në Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës.
🖋Nënshkrimi i memorandumit u bë nga Presidenti i LDA Balkan z.Marilo Meta dhe CEO i HUKI-t z.Andrej Hanzir, ndërsa në takim ishin prezent edhe CEO i LDA-së për Kosovë z.Qëndrim Hoxha, Sara Cetkovic nga HUKI dhe Dafina Mehmetoviq, CEO e LDA-së për degën e Maqedonisë së Veriut.

📍Nga ky memorandum pritet të përfitojnë më shume se 1.000 të rinj secilin vit, të cilet do kenë mundësi të njekin konferencat LEAPin në pesë vende të Ballkanit dhe ngjarjen kyesore LEAP Summit në Zagreb të Kroacisë, ndërsa këtë vit një delegacion i LDA-së pritet ta vizitoj Zagrebin dhe të njek një punëtori disa ditore në zyret e organizatës HUKI.

Marketing