Ballina Showbiz “Led Zeppelin II”, koha kur ishin më të famshëm se Beatles

“Led Zeppelin II”, koha kur ishin më të famshëm se Beatles

“Led Zeppelin II” mbush 50 vjec. Bëhet fjalë për diskun perfekt me të cilin grupi u bë më i famshëm se Beatles.

Marketing

Disku doli më 22 tetor 1969 dhe mbante albumin me të cilin katër pjesëtarët e grupit u ngjitën në majat e klasifikimit duke shkurorëzuar Abbey Road. Për shumëkënd, bëhet fjalë për albumin më të fuqishëm të historisë…

Albumi mbante pjesë si Whole Lotta Love, që për shumëkënd është akoma më e arrirë se sa ajo që është padiskutim më e luajtura në dyqanet e kitarave në të gjithë botën, Stairway to Heaven. Kjo pasi Whole Lotta Love, është e para, goditëse, e pastër. Madje për shumëkënd nuk mund të besohet se është një këngë 50 vjecare, duke patur parasysh modernizmin e saj.

I regjistruar me nxitim mes pauzave të turit të pafund në të cilin grupi u hodh asokohe, led Zeppelin II u ngjit menjëherë në krye të klasifikimeve amerikane dhe la pas edhe Beatles, me Abbey Road. Ky album kurorëzoi përfundimisht Led Zeppelin si grupin më të famshëm në botë.

Marketing
Exit mobile version