Legjenda e Lyon, Juninho: Juventus janë favoritët

Juninho Pernambucano beson se Juventus janë favoritët në përballjen e Ligës së Kampionëve, kundër Olympique Lyon.Lyon do të ketë përballje me Juventus, në kuadër të 1/16-ës së finales, në Ligën e Kampionëve, sfidë kjo që pritet të jetë mjaft interesante.

Marketing

Para kësaj ndeshje, Juninho, drejtor sportiv i Lyon, beson se Juventus janë një skuadër shumë e fortë dhe favorite për këtë përballje.

“Juventus janë një miksetë e punës së fortë dhe kualitetit. Ne jemi duke folur për një skuadër mjaft të fortë, me Cristiano Ronaldo si një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit” ka thënë Juninho, transmeton lajmi.net.

“Mbrojtja e tyre ësthë solide, sulmi është vrasës, dhe mesfusha është kreative” ka thënë tutje braziliani.

Ndeshja e parë do të luhet në Lyon, më 26 shkurt, kurse ndeshja kthyese do të luhet më 17 mars.

Marketing