Ballina Aktuale Lehtësime të reja, në dasma dhe koncerte mund të thirrni deri 1000...

Lehtësime të reja, në dasma dhe koncerte mund të thirrni deri 1000 mysafirë!

Me pakon e re të masave lehtësuese, që u propozuan nga Ministria e Shëndetësisë dhe që u miratuan nga Shtabi i Krizës, parashihet që të rritet numri i mysafirëve të cilët mund të thirren në dasma dhe koncerte.

Marketing

“Është shfuqizuar kufizimi i prej 100 mysafirëve në dasmë dhe ahengje dhe të lejohet organizimi i ngjarjeve, koncerteve dhe ahengjeve në klube dhe lokale vetëm në të hapur, me kapacitet prej 50% të objektit dhe jo më shumë se 1000 persona”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu është sjellë vendim, që të hiqet ora policore nga 16 qershori 2021.

Qeveria, për këto masa do të sjellë vendim gjatë seancës së ditës së nesërme.

Marketing
Exit mobile version