Lehtësohen kushtet për hyrje në Itali

Ambasada e Italisë në Maqedoninë e Veriut informon se nga sot, 1 mars, deri më 31 mars, kur pritet të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme në Itali, nuk do të ketë më kufizime për hyrje në atë vend.

Marketing

“Do të mundësohet hyrja edhe për udhëtime turistike, duke bashkangjitur certifikatën evropiane kovid, të marrë pas vaksinimit me një nga vaksinat e miratuara nga EMA. Përndryshe, do të mund të hyni në Itali edhe me vërtetim/ certifikatë shërimi ose test negativ molekular ose antigjen, i cili përjashton fëmijët deri në moshën gjashtë vjeç. Gjatë hyrjes në vend duhet të dorëzohet edhe formulari dixhital për lokalizimin e pasagjerëve PLF (Passenger Location Form), kumtoi Ambasada italiane.

Ambasada rikujton se Italia ka dhuruar 250 mijë doza të vaksinës Fajzer për Maqedoninë e Veriut dhe se kjo u mundëson atyre që ende nuk janë vaksinuar ta bëjnë këtë, gjë që do të rrisë mbrojtjen e popullatës.

Marketing