Ballina Lajme Rajon Lëkundet Greqia, dy tërmete 4,5 Rihter brenda një minute

Lëkundet Greqia, dy tërmete 4,5 Rihter brenda një minute

Dy lëkundje sizmike të njëpasnjëshme të madhësisë 4,5 të shkallës Rihter kanë goditur ishullin grek, Nisyros, që ndodhet në jug-lindje të vendit.

Marketing

Dy tërmetet janë regjistruar me një minutë diferencë në orën 17:15 të pasdites së sot.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti i parë kishte epiqendrën 24 km në jug-perëndim të Nisyros me një thellësi prej 10 km.

Tërmeti i dytë u përqendrua 22 km në jugperëndim të Nisyros dhe kishte një thellësi fokale prej 7.7 km.

Marketing
Exit mobile version