Seanca e sotme gjyqësore për rastin e PSP-së “Lëndina” është shtyrë për më 29 mars për shkak të mungesës për arsye shëndetësore të të akuzuarit të parë Dragan Pavloviq Latas.
Avokatja e tij Anita Begova në gjykatë parashtroi vërtetim nga mjeku se Latas ka raport mjekësor për shkak të infektimit të veshit të mesëm.
Në rastin “Lëndina” të akuzuarit janë Dragan Palvoviq-Llatas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Zvezdan për ndërtimin e paligjshëm të tre vilave në Zelenikovë.
Sipas PSP-së, të akuzuarit kanë ndërtuar vila për fundjavë në komunën e Zelenikovës pa leje për ndërtim.