Ballina Sport Lëndohet Insigne, në pikëpyetje për ndeshjen kundër Barcelonës

Lëndohet Insigne, në pikëpyetje për ndeshjen kundër Barcelonës

Lorenzo Insigne mund të humb ndeshjen kundër Barcelonës.

Napoli nuk kanë pasur fat në fitoren 3:1 kundër Lazio, pasi kanë parë yllin kryesor të skuadrës të dëmtohet.

Marketing

Në ndeshjen kundër Lazio, Insigne pësoi një dëmtim në minutën e 82’ të takimit.

Italiani u detyrua të linte fushën e blertë, madje ai doli jashtë vijave të bardha me lot në sy.

Bazuar në mimikat e fytyrës, lojtari dukej të kishte dhimbje të mëdha, gjë që shtynë dyshimet nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Barcelonës.

Napoli luan në ‘Camp Nou’ në kuadër të 1/16-ës së finales, në ndeshjen e dytë, pas barazimit 1:1 në ‘San Paolo’.

Exit mobile version