Leonora Jakupi: Do t’i kushtoja një këngë Kombëtares së Kosovës

Argjentina është fituese e trofeut të çmueshëm të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Marketing

Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit triumfuan në finalen e sotme kundër Francës.

Argjentina doli fituese vetëm pas ekzekutimit të penalltive (4:2), pasi 120 minuta u mbyllën me rezultatin e barabartë, 3:3.

Në emisionin sportiv “Favoriti i Botërorit” sot gjatë gjithë ditës u diskutua për turneun, në fokus finalen, dhe jo vetëm.

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, e ftuara në këtë emision, mes tjerash foli edhe për Kombëtaren e Kosovës.

“I kam përcjellë të gjitha ndeshjet e Kosovës këtu, këta djem ma kanë shtuar dashurinë për futbollin”, tha ajo, duke shtuar: “Lojtarët e Kombëtares i ndjeki në ‘Instagram’ , me disa prej tyre edhe komunikoj, ata ma shtojnë dashurinë për vendin tim”.

“Do t’ia kushtoja një këngë Kombëtares së Kosovës, do ta këndoja në stadium”, deklaroi këngëtarja kosovare.

Leonora gjithashtu tha se në Botëror bëri tifo për Kroacinë.

“Kam bërë tifo për Kroacinë për inati të Serbisë”.