Ballina Lajme Botë Lepuri futet në motor të avionit që vinte edhe në Kosovë, një...

Lepuri futet në motor të avionit që vinte edhe në Kosovë, një milion euro dëmi

Nga Aeroporti i Prishtinës u nis më 2 gusht të këtij viti, por me të arritur në Bremen të Gjermanisë, avionit të kompanisë ETF Airways dyshohet se i ndodhi diçka e jashtëzakonshme.

Marketing

Një lepur i hyri në motor dhe sipas drejtorit të firmës kroate, Stjepan Bediq, i shkaktoi dëm të madh fluturakes, duke e lënë jashtë operimit 12 ditë.

“Lepuri ka ngecur në motor. Ne e kemi bërë një kontroll special, me pajisje speciale. Vendosëm që motori nuk është i sigurt dhe instaluam një motor zëvendësues. Për shkak të kësaj shumë fluturime u anuluan, por ne bëmë më të mirën. Dëmi total, ishte 1 milion euro”, tha Bediq

Gjysmë milioni u raportua të ketë kushtuar riparimi, 400 mijë euro marrja me qira e një avioni, ndërsa 100 mijë shpenzimet tjera.

Sipas Bediq, lepuri dyshohet të ketë hyrë në pistë e prej këtu në motor, nga një vrimë e gardhit.

Ai i tha Klanit se kur ndodhi ky incident, në avion kishte pasagjerë, por nuk e konfirmoi nëse ata ishin kosovarë.

Exit mobile version