Ballina Lajme Kosovë “L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas përjashtimit

“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas përjashtimit

Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Lituaninë si mysafir në kuadër të Ligës së Kombeve, me rezultat 2-1.

Marketing

I pari në listën e golashënuesve u regjistrua Edon Zhegrova (20’), pas një super-aksioni mes tij dhe Florent Muslijës.

E ky gol bëri bujë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat ndjekin zhvillimet në sport, specifikisht në futboll.

Media e njohur franceze “L’Equipe”, golin e Zhegrovës e ka komentuar si “rikthim të imazhit të tij në Kosovë”.

“Edon Zhegrova rikthen imazhin e tij në Kosovë. I kthyer pas mosmarrëveshjes mbi përjashtimin e tij nga ekipi kombëtar gjatë grumbullimit të shtatorit, krahu i Lilles shënoi në suksesin e arritur në Lituani (2-1), këtë të shtunë, në Ligën C të Kombeve”, shkruan ky medium.

Më tej, media franceze shkruan se Zhegrova tashmë ka edhe gjashtë gola në 11 paraqitje me LOSC sivjet.

Ky, thotë “L’Equipe”, është goli i katërt i tij në 36 paraqitje me Kosovën.

Kosova tani ka gjashtë pikë pas tri ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ndërsa të martën e pret Qipron në “Fadil Vokrri”.

Marketing
Exit mobile version