Ballina Aktuale Lëshohen në përdorim klasa senzorike për fëmijët me nevoja të posaçme në...

Lëshohen në përdorim klasa senzorike për fëmijët me nevoja të posaçme në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”

Komuna e Çairit është në vazhdimësi e përkushtuar për të mundësuar avancimin e kushteve të ambienteve shkollore për proces sa më cilësor edukativo – arsimor.
Sot kjo qasje progresive u dëshmua në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” ku në prani të kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, nënkryetarit të BDI-së Izet Mexhiti, donatori i projektit Irfan Buçi, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi , drejtoreshën Lulieta Qerimi si dhe drejtor te institucioneve te ndryshme ,lëshuan në përdorim klasat senzorike të pajisura sipas standardeve evropiane në shërbim të përkujdesit të duhur e profesional të fëmijëve me nevoja të veçanta që janë pjesë e barabartë e shoqërisë sonë.
Kryetari I komunës së Çairitm, Visar Ganiu në fejsbuk shkruan : Angazhimi ynë nuk do të ndalet këtu, do të vazhdojmë investimet, bashkëpunimet ndërinstitucionale dhe me donatorë të gatshëm të kontribuojnë, me qëllimin e vetëm të ngrisim në piadestale më të larta kapacitetet e vatrave të diturisë.

Marketing

Marketing
Exit mobile version