Ballina Lajme Maqedoni Leslie Moorman nga Uashingtoni viziton ITSHKSH

Leslie Moorman nga Uashingtoni viziton ITSHKSH

Sot në ITSHKSH në një vizitë pune ishte Leslie Moorman, përfaqësuese e Zyrës së Lirisë Ndërkombëtare Fetare në Uashington dhe analisti politik në ambasadën e ShBA-ve në RMV, Adrian Ismaili.

Marketing

Duke shprehur konsiderata të larta për këtë vizitë, drejtori Prof.dr.
Skender Asani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, prezantoi punën e
deritanishme të ITSHKSH dhe në pika të shkurtëra elaboroi rëndësinë e
miqësisë dhe mbështetjes së vazhdueshme të institucioneve amerikane, që
ishin edhe linja orientimi dhe referimi për Institutin.

Ai në vazhdim foli edhe për disa aspekte të kredos së tij intelektuale e
shkencore që si pikënisje kanë modelin “njëri për tjetrin”, i bazuar në
mirëkuptim dhe bashkëpunim, ku spikat vizioni për mbrojtjen e traditës
shekullore, projekte të cilat kanë shërbyer si ura lidhëse në mes të
feve dhe grupeve të ndryshme etnike brenda shtetit por edhe në rajon.
Drejtori Asani veçoi veprimtarinë e Departamentit të Holokaustit si një
nga arritjet më të mëdha që ka hapur rrugën për bashkëpunime të reja
ndërinstitucionale për t’iu kundërvënë tendencave paragjykuese brenda
shoqërisë. Ai prezantoi dhe përpjekjet për të krye hulumtime dhe
promovime rreth figures së Nënës T ereze, përmes Departamentit dedikuar
posaçrisht figures së saj.

Znj. Leslie Moorman nga ana e saj inkurajoi drejtorin Asani që të
vazhdojë në realizimin e planeve dhe ideve, si parakushte për një punë
të suksesshme dhe për rrjedhojë ajo shprehu mirënjohen e saj për frymën
tolerante e bashkëpunuese që po e kultivon ITSHKSH, si një model i
veçpant në shoqëritë multietnike.
Në fund të takimit, drejtori Asani i dhuroi znj. Moorman disa botime të
ITSHKSH.

Marketing
Exit mobile version