Ballina Showbiz “Levitating” nga Dua Lipa me arritje të reja, kënga e saj renditet...

“Levitating” nga Dua Lipa me arritje të reja, kënga e saj renditet në vendin e pestë në ‘Billboard 100’

“Levitating” nga Dua Lipa po qëndron në ‘top listën’ e Billboard.

Dua Lipa mori një çmim “Grammy” këtë vit për albumin më të mirë pop, derisa u urua nga të gjithë ata që e mbështesin.

Këtë e vulos edhe vetë profili zyrtar i Spotify në Instagram, të cilët kanë publikuar një postim me statistika të albumeve më të mira dhe Dua ishte në krye të top listës me “Future Nostalgia”.

Marketing

Me anë të postimit të fundit, u bë e ditur se në Billboard kënga e saj “Levitating” e cila vjen në bashkëpunim me  Da Baby u radhit në vendin e 5.

Para disa ditësh Dua përmes disa fotografive në profilin e Instagramit bëri të ditur se “Future Nostalgia” qëndron në vendin e parë për ‘Top Global Albums’ në Spotify.

Marketing
Exit mobile version