Lëvizja BESA: BDI mos të mbroj rrogën prej 3000 euro të Bekim Nezirit por ta përjashtoj edhe nga partia

Sa më shumë që BDI dëshiron të shitet si parti “pro Evropiane” aq më shumë dëshmohet se është pro krimit dhe korrupsionit. Për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin, janë në gjendje që të shkatërrojnë edhe institucionet të cilat mbrojnë sigurinë ajrore ndërkombëtare, siç është rasti me sulmin në Kullën e Kontrollit të Aviacionit Civil.
Në vend që BDI urgjentisht të largojë nga partia dhe nga çdo funksion Bekim Nezirin, ajo vetëm distancohet nga veprimi i tij, duke u përpjekur ta mbrojë. Në vend që BDI të veprojë për shkarkimin e të gjithë drejtorëve në M-NAV ajo hesht dhe tenton ti shpëtojë ata, edhe pse tre ditë më parë u vendosën në rrezik rreth 30 aeroplanë dhe qindra udhëtarë.

Marketing

BDI-së nuk i interesojnë as qytetarët, as siguria në institucionet që janë të lidhura ndërkombëtarisht siç është M-NAV, por i interesojnë vetëm pozitat ku ushtarët e saj marrin paga të majme dhe tenderë.

BDI sot po e mbron Bekim Nezirin i cili nga M-NAV merr 3 mijë euro rrogë, edhe pse mediat shkruajtën se shtatë vite nuk ka shkuar në punë.

BDI mbron drejtorin tjetër të M-NAV Hasim Deari sepse edhe ai merr 3 mijë euro rrogë.

BDI mbron edhe Fahrudin Hamidin, sepse nga M-NAV ai merr 4 mijë euro rrogë.
Dhe të tre këto persona që nga M-NAV, bashkë marrin 10 mijë euro në muaj për interesat e tyre personale dhe partiake, janë në gjendje që në objektin e kontrollit të fluturimeve të shkaktojnë arenë boksi dhe të rrezikojnë fluturimet ndërkombëtare.

Pasi dhuna e ushtarëve partiak të BDI-së të udhëhequr nga Bekim Neziri në M-NAV shkatërroi imazhin e shtetit para ndërkombëtarëve dhe mund ta vendoste vendin tonë në një izolim të plotë ndërkombëtar, edhe një herë i bëjmë thirrje BDI-së që urgjentisht ta shkarkojë Bekim Nezirin nga çdo pozitë partiake dhe të kërkojë largimin e tij nga pozita e këshilltarit të drejtorit në M-NAV. Po ashtu urgjentisht të kërkojë edhe shkarkimin e dy drejtorëve tjerë, Fahrudin Hamidi dhe Hasim Deari.
Nëse nuk e bënë këtë, atëherë BDI ia vëndos vulën vetvetes si organizatë e funksionarëve kriminel që shkaktojnë dhunë dhe për interesat e tyre janë në gjantje të shkatërrojnë edhe institucione ndërkombëtare.

Lulzime Ameti Zedhenese e Levizjes BESA