Ballina Lajme Maqedoni Lëvizja BESA: Mos emërimi i anëtarit në KSHZ të Opozitës Shqiptare, dëshmia...

Lëvizja BESA: Mos emërimi i anëtarit në KSHZ të Opozitës Shqiptare, dëshmia më e mirë se BDI po përgatit manipulime në zgjedhje

BDI-ja ndodhet në ankth të madh i cili po e shtrëngon çdo ditë për fyti, e që po ja zë frymën duke e bërë të pafuqishme për tu mbrojtur nga aferat korruptive dhe skandalet e një pas njëshme.
Mos emërimi i anëtarit në KSHZ, është një dëshmi e gjallë se BDI, neglizhon këtë proces të merr epilogun e duhur, për të vetmin qëllim, të kenë hapsirë për manipulim zgjedhjesh, ashtu siç e kanë bërë tanimë traditë. Por, për herë të parë, kanë një zë opozitar, që nuk e kanë në dorë për ta kontrolluar ata, ashtu siç e kishin këtë mundësi më herët.
Pikërisht këtu qëndron problemi që këta njerëz kanë ngritur alarmin tek aleatët e tyre, nga rajoni dhe besnikët e Ballkanit të Hapur.
* Rasti i rrahjes në policinë e Tetovës dhe rasti i M- NAV-it, janë pjesë e krimit dhe korrupsionit që ka kaluar tanimë në mes të interesave të brendshme partiake, e që po thirren për këto situata në çështjen e luftës për trajtim të barabartë. Duket e vrazhdë shumë, sepse edhe keqpërdorues të institucioneve të qytetarëve edhe patriotë nuk mund të bëheni.
KSHZ-në mund të tentoni ta kontrolli, por qytetarët nuk do të mund t’i mbani si helmetë për tu shpëtuar nga humbja dhe dalja para drejtësisë.
Me datë 8 Maj, nuk dyshojmë që përgjigjen do ta merrni!

Marketing
Exit mobile version