Lëvizja BESA në veprim, kuvendi qendror solli vendime të rëndësisshme

Përmes platformës online “ZOOM”, Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA mbajti mbledhjen e XI duke sjellë vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me riorganizimin e partisë dhe përpilimin e një plani aksional për dinamikën e riorganizimit dhe përgatitjes së strukturave të partisë për zgjedhjet e rradhës lokale që duhet të mbahen në fund të këtij viti.

Marketing

Kreu i kësaj partie, Bilall Kasami theksoi se po shtohen radhët në subjektin e tyre, duke pasur aderime të reja të të rinjve.

Ai tha se BESA vazhdon të qëndrojë me parimet dhe platformën e saj politike edhe përbrenda Qeverisë, duke artikuluar dhe realizuar përcaktimet e saj.

 

 

Marketing