Lëvizja Besa: Për ministrat 2.500 euro rrogë, për qytetarët 1.000 denarë ndihmë

Nga Lëvizja BESA thonë se me masën e fundit anti-krizë, Qeveria po përpiqet t’i korruptojë qytetarët para zgjedhjeve, përcjell TV21. “Në vend të rritjes dinjitoze të pensioneve, pagave, bursave dhe shujtave të studentëve, Qeveria BDI-LSDM dhe satelitët e tyre, qytetarëve u japin vetëm thërrime, ndërsa vetë hanë dreka e darka dhe dëfrehen nëpër restorante luksoze, gjithmonë në llogari të qytetarëve, thonë nga Besa.

Marketing

Të tjera: VMRO-DPMNE: 67 mijë denarë më shumë për Kovaçevskin, dhe 1000 denarë për popullin si ryshfet zgjedhor

“Këto masa, në esencë nuk përbëjnë asnjë ndihmë reale, thjesht janë një përpjekje klasike për manipulim të qytetarëve, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në maj të vitit të ardhshëm. Kur bëhet fjalë për rritje të rrogave të tyre, ministrat e BDI-së, LSDM-së dhe gjithë partnerëve të Qeverisë, ata i rritën pagat e tyre për 78% dhe pagat e tyre arrijnë deri në 2.500 euro, ndërkohë që pensionistëve, studentëve dhe nxënësve do t’u ofrohet një ndihmë qesharake prej 1.000 denarësh të cilat janë të pamjaftueshme për nevojat e tyre”, tha Besar Durmishi – Lëvizja Besa.

Marketing