Lëvizja BESA vazhdoi me riorganizimin e nëndegëve

Lëvizja BESA vazhdoi me riorganizimin e nëndegëve, ku sonte u riorganizua nëndega e fshatit Sellcë, ku me 81 pro, asnjë kundër dhe një të përmbajtur kryetar i ri i nëndegës u zgjodh z.Sefer Shabani

Marketing

Të pranishëm gjatë zgjedhjes së kryesisë së re të nëndegës në fshatin Sellc ishin kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe sekretari organizativ Adnan Azizi, ku të pranishmëve me fjalim rasti i’u drejtua kryetari Bilall Kasami.

“Fillimisht, dua të uroj kryetarin e ri të nëndegës së fshatit Sellcë, z. Sefer Shabani, dhe kryesinë e re duke i dëshiruar shumë suksese në rrugëtimin e saj”.

“Nuk mund të vijë në fshatin Sellcë pa mos e kujtuar profesor Bakiun, profesorim tim dhe profesorin e shumë gjeneratave të vjetra e të reja. Profesor Bakiu është modeli im gjatë jetës politike.”

Më tej kryetari Kasami vazhdoi duke thënë se deri këto vite pushteti qendror dhe ai lokal e kanë lënë në harresë këtë fshat!

“Fatkeqësisht, është për të ardhur keq që një fshat si Sellca, që është në periferi të Tetovës të ketë rrugë të vjetra e infrastrukturë si në mesjetë. Padyshim se fshatarët e kësaj ane meritojné kushte më të mira jete. Dua të siguroj çdo qytetar të Tetovës, se me ardhjen e Lëvizjes Besa në pushtetin lokal, çdo qytetar i Tetovës do merr mirëqenien që i takon”, vazhdoi kryetari Bilall Kasami.