Lëvizja Demokratike: Mesazh jo i mirë i fotografive gjigante në Kumanovë!

Në pjesën qendrore të Kumanovës, siç bëhet e ditur, janë vendosur fotografi reale gjigante, në të cilat shihen policë që morën pjesën në aksionin e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Poshtë fotografive qëndron edhe mesazhi: “Heronjtë jetojnë përgjithmonë”.

Marketing

Në këtë kohë, kur skena politike e Maqedonisë së Veriut, po pëson tronditje të thellë nga skandalet e aferat korruptive, një vepër e këtillë fare lehtë mund të pasohet me kundër-reagime, me çka mund të ketë edhe tensione ndërnacionale, sepse ajo që ndodhi në vitin 2015 te Lagjja e Trimave në Kumanovë ka lënë jo vetëm shije të keqe, por ngeli edhe e pasqaruar deri në fund.

Lëvizja Demokratike apelon deri te organet kompetente që të kihet kujdes me veprime të këtilla, sepse nuk i bëjnë nder askujt. Sidomos jo tani, kur shumë çështje kanë ngelur të mjegulluara, shumë çështje duhet të zgjidhen dhe kjo kërkon qasje racionale. Në veçanti, duhet të reagojë faktori shqiptar në Qeveri, sepse problemi është i ndjeshëm dhe shumë emocional.

Marketing