Ballina Sport Lewandowski dëmtohet në stërvitje, mund të humbasë rekordin

Lewandowski dëmtohet në stërvitje, mund të humbasë rekordin

13:35 | 13 Maj 2021

Marketing

Sulmuesi i Bayern Munchen Robert Lewandowski i është dashur të përfundojë trajnimin herët pasi mori një goditje, raporton Bild.

Reprezentuesi polak ka qenë në formë të shkëlqyeshme për shënimin e golave këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Ai ka ndihmuar Bayern Munchen të fitojë një titull të nëntë radhazi të Bundesligës, i cili u mbyll pasi RB Leipzig u mund nga Borussia Dortmund.

Lewandowski ka shënuar 39 gola në vetëm 27 paraqitje në kampionat dhe kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundimin e kampionatit.

Në rast se shënon edhe dy të tjera atëherë  do të vendosë një rekord të ri në Bundesliga, aktualisht i mbajtur nga Gerd Muller i madh për sezonin e tij 1971/72./Lajmi.net/

 

 

Exit mobile version