Lewis Hamilton fiton në Turqi, shpallet kampion bote për herë të shtatë

Lewis Hamilton ka fituar titullin e shtatë për kampion bote në Formula 1.

Marketing

Hamilton arriti që sot (e diele) të fitojë në garën për çmimin e madh të Turqisë.

Hamilton arriti t’i mposhtë të gjithë në këtë garë, ndërsa pas tij u renditët Sergio Perez dhe Sebastian Vettel.

Me këtë fitore, piloti i Mercedesit ka barazuar legjendën Michael Schumacher, që gjithashtu ka fituar titullin e kampion bote shtatë herë.

Britaniku titullin e parë e fitoi me 2008, pastaj me 2014, 2015, 2017, 2018, 2019 dhe 2020.