erë në qershor, herë në fund të vitit dhe herë në fillim të vitit të ardhshëm; krejt këtë kohë qytetarët kanë prit një lajm pozitiv se do të mund të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Pritja është theksuar kur politikanët kosovarë kanë dhënë afate të tilla për liberalizim të vizave.
Mirëpo, ndërkombëtarët janë ata qëçdo herë kanë qenë të rezervuar në dhënien e afateve.
Në këtë kohë kur Kosova është në ditët kritike sa i përket liberalizimit të vizave, njohës të politikës në Kosovë dhe të të drejtave të njeriut, vlerësojnë se nuk do të ketë viza as këtë vit, dhe se deklarimet e politikanëve në Kosovë janë bërë për interesa partiake.
Tash e sa vjet qytetarët e Kosovës presin që të jenë të barabartë me ata të shteteve të tjera sa i përket lëvizjes së lirë.
Ata që qeverisin me vendin në vazhdimësi shprehën optimist se ky proces i tejzgjatur do të përfundojë brenda një kohe të shkurt dhe që do të rezultojë me lëvizjen e lirë të kosovarëve.
Deklarimi i fundit erdhi nga shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj i cili ditë më parë tha në fund të vitit do të marrim një lajm të mirë për vizat.
Madje, ai edhe ka lutur të gjitha partitë opozitare të japin mesazhe pozitive për liberalizimin e vizave, pasi nuk ka arsye me qenë pesimist.
Ndërkohë që partitë opozitare thonë se liberalizimi nuk ndodh njëherë dhe kritikojnë pushtetin që në vazhdimësi jep data për përfundimin e këtij procesi.
Për Behxhet Shalën, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në Kosovë është bërë lojë me çështjen e liberalizimit të vizave, edhe nga pozita edhe nga opozita.
“Këta që kanë premtuar se do të ketë vit liberalizim të vizave, e kanë bërë shkaku që është dashtë me vazhdu pushtetin, këta të cilët i kanë kundërshtuar politikanët në pushtet, e kam fjalën për opozitën që kanë thënë se nuk do të ketë viza e kanë bërë me qëllim që ta rrëzojnë pozitën dhe tëbëhen vet pozitë.
Ka qenë një lojë jo e mirë, një lojë tëthemi e ndyrë, e cila në fund të fundit po u kushton qytetarëve të Kosovës.
Të gjithë këta të cilët ose premtojnë se do të ketë liberalizim të vizave në afate të caktuara, ose thonë që nuk ka e me ta dotë ketë, të gjithë këta kanë viza, këta nuk e kanë problem për viza, ose e kanë pasaportë ne Shqipërisë, ose pasaportën e një shteti tjetër, ose e marrin vizën me një procedurë tëpërshpejtuar duke keqpërdorur disa pasaporta diplomatike.
Këta nuk janë ata që pësojnë ,e pësojnë ata të cilët kanë nevojë për shërim jashtë, ata t ë cilët e kanë një familjar jashtë, ata të cilët nevojë për një shkollim ose specializim jashtë”, thotë ai.
Tutje, ai thotë se për dështimin e vizave përgjegjësi kanë edhe vendorët edhe ndërkombëtarët.
Ndërkohë që përmend edhe bisedimet Kosovë-Serbi ku thotë se çështja e vizave mund të përdoret kusht për këtë temë.
“Në rrjedhën e bisedimeve politike midis Serbisë dhe Kosovës, tash bashkësia ndërkombëtare e ka një adut të fortë në duar, për të bërë një presion të madh mbi Kosovën, për të bërë lëshime edhe mëtutjeshme karshi Serbisë, dhe mund ta përdorë edhe procesin e liberalizmit të vizave si kusht për ato bisedime.
Do të thotë se tashmë kanë pushuar së ekzistuari kriteret teknike që kanë qenë më herët si kusht për liberalizimin e vizave.
Tash po del që është kriter kryesor kriteri politik, nuk është më as luftimi i korrupsionit, as luftimi i krimit të organizuar”, thotë ai.
Ndërkohë, Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) ka dalë me një hulumtim ku sqaron hapat e mbetur deri në përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Sipas, Demush Shashës nga EPIK, vendimmarrja nga Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian Kosovën, është pothuajse e pamundur të përfundoj brenda këtij viti, e madje edhe në 2019-ën.
“Data kritike është 6 dhe 7 dhjetor, sepse Këshilli i Bashkimit Evropian në konfiguracionin e ministrave të brendshëm të cilët e kanë për mandat plotësim ndryshimin e rregullores në fjalë bëhet me 6 dhe 7 dhjetor, nuk ka datë tjetër deri në fundvit, pra është kritike që ne të synojmë të jemi në agjendë me 6 dhe 7 dhjetor.
Natyrisht që mund të votohet plotësim ndryshimi i rregullores edhe në këshilla të tjerë, por gjasat janë të vogla që do tëndodh. Prandaj ne kemi avoku që të behet lobimi që Kosova të futet në agjendë me 6 dhe 7 dhjetor.
Ne konsiderojmë qe jemi në ditët kritike të fundit, për të siguruar që vendimmarrja të përfundojë brenda këtij viti.
Me kalimin e çdo ditë jemi duke hyrë në një stad ku dyshimet po rriten se do të ndodh kjo deri në fund të vitit”, tha ia.
Ai thotë se hyrja në vitin 2019 pa sqarim për liberalizim të vizave do të jetë jashtëzakonisht komplekse.
Ndërsa, sipas analistit politik, Behlul Beqaj, dhënia e afateve kohore nga politikanët kosovarë është edhe një tjetër dëshmi se sa janë jo serioz.
“Dhënia e afateve nga ana e politikanëve kosovarëështë një dëshmi shtesë së ata janë jo serioz.
Politikanët kosovarë nuk janë në gjendje t’i përmbushin premtimet nga të cilat varet pikërisht prej tyre por japin premtime të cilat nuk varen fare nga lidershipi i Kosovës… Unë nuk i gëzohem liberalizimit të vizave, pavarësisht se është një e drejtë e pakontestueshme dhe e nevojshme për të gjithë.
Nuk i gëzohem nga fakti se të vetmit që munden eventualisht për ta ndryshuar gjendjen e keqe nëKosovëështë armata e të rinjve nëKosovë, të cilët pas liberalizmit do të braktisin Kosovën, dhe nëKosovë ,nëse largohet të rinjtë nuk ka kush ta rezistojë këtë pushtet”, thotë ai.
Ditë më parë, shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, NataliaApostolova këshilloi politikanët kosovarë që mos të zotohen lidhur me afatet kohore për liberalizimin e vizave, meqë, siç tha ajo tani ky proces është në duart e shteteve anëtare.
Kujtojmë se Kosova është i vetmi vend që i është vënë kusht për liberalizimin e vizave, demarkimi i kufirit me një shtet tjetër (Malin e Zi).
Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është tani në dorën e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që pritet të votojnë për apo kundër liberalizimit.
Në maj të vitit të ardhshëm mbahen zgjedhjet brenda Parlamentit Evropian, ndërkohë që është edhe çështja e Brexit, e këto pritet të konsumojnë vëmendjen e të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, diçka që mendohet se e vështirëson procesin e Kosovës nëse nuk ka ndonjë vendimmarrje deri atëherë./kp/Telegrafi/