Ministrit i Infrastrukturës i Kosovës, Liburn Aliu, është takuar sot me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmetin konferencën për media, tha se takimi vjen me kërkesë të kryeministrit të Kosovës.
“Me qëllimin më të mirë për vazhdimin e komunikimit ashtu siç ka qenë në të kaluarën ky komunikim dhe ky bashkëpunim të vazhdojë, me interes për të dyja vendet tona, sepse çdo bashkëpunim dhe forcim i këtij bashkëpunim mes vendeve të rajonit si me Republikën e Kosovës, si me Republikën e Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë, Serbisië, sigurisht që ne jemi investues të fortë në drejtim të paqes stabilitetit, sigurisë dhe ardhmërisë së sigurt të rajonit që jo hiq më shumë se 20 vite ka qenë i trazuar, ka qenë në konflikte dhe luftëra me pasoja të rënda”, tha Ali Ahmeti.
Ahmeti tha se në kuadër të kësaj vizite ju kushtua rëndësi edhe rrugës Tetovë-Prizren.
“Rrugët lehtësojnë qarkullimin, qarkullimi mundëson ekonomi më të zhvilluar më të përparuar dhe besoj që ekipet ndërqeveritar merren seriozisht dhe aktivisht me këtë çështje që projektimi të mbyllet sa më shpejt dhe fillimi të ndodh në kohë sa më të afërt”, tha Ali Ahmeti, raporton SHENJA.
Ahmeti tha se në takim janë këmbyer mendime janë bërë vlerësime se si të ecën punët më mirë për të dyja vendet