Përveç Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës të cilët festuan me simbolin e “Shqiponjës” të njëjtën gjë ka bërë dhe futbollisti zviceran Stephan Lichtsteiner i cili në një moment ka kryqëzuar duart ashtu si futbollistët shqiptar.
Kjo sigurisht që ka tërhequr vëmendjen, dhe një ndër ta që ka reaguar është edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj i cili në një postim në ‘Insta Story’ ka publikuar foton e zviceranit duke i bashkangjitur dhe flamurin shqiptar.