Liderët e partive shqiptare sot në Tiranë, takohen me Edi Ramën

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ftuar për sot liderët e partive politike nga blloku shqiptar në Maqedoni në një takim jozyrtar në Tiranë.
Tema dhe arsyeja e takimit të thirrur për sot në Tiranë, nga kryeministri Shqiptar Edi Rama me liderët e partive politike shqiptare, mbetet një mister.

Marketing

Nga kabineti i Ramës nuk sqarojnë agjendën, nuk tregojnë mbi arsyen se pse ai është thirrur dhe pse pikërisht në këtë moment.
Ftesën e ka refuzuar kryetari i Besës, Bilall Kasami.

Marketing