Të martën, më 10 janar kryeministri shqiptar Edi Rama, do të takoj në Tiranë liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Ftesë për takim kanë marrë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i ASH-së, Arben Taravari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi. Që të katërt e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Nuk dihet cila është arsyeja e thirrjes së këtij takimi nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, por ftesa vjen në një moment thelbësor për Maqedoninë e Veriut, pasi që në Parlament duhet të votohen ndryshimet kushtetuese.