Lideri i LSDM-së, Filipçe kundër themelimit të Akademisë shqiptare

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe ka reaguar ashpër ndaj iniciativës së koalicionit VLEN për krijimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare.

Marketing

Sipas tij shkenca nuk duhet të etnizohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast.

“Jam i shqetësuar dhe e kundërshtoj kategorikisht idenë e krijimit të një Akademie të re paralele të Shkencave dhe Arteve. Ekziston një precedent për krijimin e institucioneve “etnikisht të pastra”, dhe e njëjta ide ishte hedhur poshtë pa mëdyshje më parë nga akademikët aktualë”, ka shkruar Filipçe në rrjete sociale.

Siç thotë ai më tutje LSDM nuk do të përkrah asnjë paralelizëm në institucione.

“Shkenca nuk duhet të etnizohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast. Për LSDM-në dhe për mua si president ky është një mesazh politik tendencioz që i shërben vetëm synimeve për të nxitur përçarje që sjellin dëme të mëdha për qytetarët dhe shoqërinë”, ahtoi Filipçe.

Ai akuzoi VMRO-në se po e mbështet idenë e formimit të Akademisë Shqiptare në heshtje.

“Më vjen keq që VMRO-DPMNE-ja hesht ndaj kësaj ideje dhe kështu e aprovon. LSDM do të kundërshtojë me të gjitha mekanizmat në dispozicion nëpër komuna që duhet ta financojnë këtë projekt”, ka përfunduar Filipçe.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme kryetarët e komunave të koalicionit VLEN, së bashku kryetarët e këshillave komunalë dhe akademikët e nderuar, organizuam një takim punues në Tetovë, me temë financimin vjetor të projekteve të rëndësishme për avancimin e mendimit intelektual dhe shkencor të shqiptarëve.

“Krijimi i Akademisë Shqiptare është i domosdoshëm për shkak të plogështisë së ASHAM-it për reforma që duhet të pasqyrojnë gjendjen faktike, e që nuk janë duke u realizuar tashmë për 57 vjet”, thonë nga VLEN.