Ballina Lajme Maqedoni Lideri laburist britanik e quan “Maqedonia Veriore”, por edhe për të keq!...

Lideri laburist britanik e quan “Maqedonia Veriore”, por edhe për të keq! (VIDEO)

Lideri i Partisë Laburiste në Britani, Jeremy Corbyn e ka quajtur Maqedoninë me emrin e ri Veriore, ende pa u fuqizuar marrëveshja e Prespës. Mediat maqedonase kanë përcjellë një fjalim të liderit laburist i cili duke folur për lirinë e mediave në Britaninë e Madhe, theksoi se ato kanë humbur besimin dhe janë nën ndikimin e korporatave të pasura, informon INA.

Marketing

“Si rezultat i kësaj situate, mediat britanike kanë besim shumë të vogël, krahasuar edhe media që janë jashtë BE-së siç është Maqedonia e Veriut dhe Serbia”, ka theksuar Corbyn, në një fjalim të tij.

Mediat maqedonase kanë theksuar se politikani britanik ka përmendur emrin e ri sikur të jetë punë e kryer, dhe ende pa u deklaruar qytetarët në referendum.

Marketing
Exit mobile version