Lidhet Tetova me Shkupin kah Radusha, Bekim Memeti premton edhe asfaltime tjera

Drejtori i NP ‘Rrugët e Maqedonisë’, Bekim Memeti ka vazhduar me aktivitetet për përmirësimin e rrugëve gjithandej informon TetovaSot.

Marketing

Ndonëse në kohë pandemie për shkak të virusit Covid 19,është një zonë tjetër që do ti nënshtrohet një rikonstruimi të tërësishëm. Bëhet fjalë për një aks që lidh dy qytetet kryesore të vendit ,Tetovën dhe Shkupin nga zona e Radushës.

Sipas Memetit kjo arterie që lidhë këto vendbanime është prej një rëndësie të veçantë për banorët.

Aktivitetet e drejtorit gjeneral Memeti kanë qenë të shumta dhe janë zonat shqiptare që kanë përfituar në këtë drejtim në nivel shtetërorë.

Poashtu Drejtori i “Rrugët e Maqedonisë, Bekim Memeti do të fillojë asfaltimin e rrugës Zhitoshë -Llozhanë një zonë shumë e rëndësishme për shqiptarët atje.