Lidhja e Odave Ekonomike përshëndet vendimin e Qeverisë

Oda e Hotelierëve në kuadër të Lidhjes së Odave Ekonomike e përshëndet vendimin e Qeverisë që nga 1 korriku të lejohet punë e rregullt e ambienteve të mbyllura të objekteve hotelierike. Kërkesa për organizimin e festave dhe evenimenteve të tjera thonë ato u bë me iniciativë të Odës Hoterlierike dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë.

Marketing

“Në periudhën e kaluar u bë në mënyrë të theksuar përmirsim i situatës epidemiologjike në vend, që vlerësojmë se lejoi që të hiqen masat restriktive që ishin në fuqi prej më shumë se një viti me qëllim që të parandalohet shpërndarja e virusit. Objektet hotelierike i miratuan protokollet për punë dhe janë përgatitur për ofrim të shërbimeve të tyre në kushte të sigurta me çka përsëri të arrihet vendosja e aktiviteteve të biznesit e cila më herë ekzistonte, me qëllim normalizimin e interaksionit social në shoqëri”, kanë thënë nga Oda e Hotelierëve.