Ballina Aktuale Lidhja Europiane për Ndryshim: Rruga Shkup-Bllacë, i harxhuan 30 mil €, rruga...

Lidhja Europiane për Ndryshim: Rruga Shkup-Bllacë, i harxhuan 30 mil €, rruga askund!

Me 16 janar të vitit 2020 është nënshkruar kontrata për ndërtimin e 2 km të para të rrugës Shkup – Bllacë.

Marketing

Në kontratën e projektit afati për përfundimin e punimeve ndërtimore është 18 muaj, ndërsa vlera e të njejtës është 14.5 milion euro.

Pas 48 muajve apo 4 vite, vlera e projektit ka arritur shumën marramendëse prej 30 milion eurove dhe nuk dihet deri në përfundim kjo vlerë sa do të shkojë dhe nuk dihet as kur do të përfundojë.

Do të thotë, kur për 2 km rrugë harxhohen 30 milion euro dhe kalojnë 4 vite dhe ende rruga nuk është përfunduar.. Tani paramendoni për pjesën tjetër 10 km, pyesim sa vite nevojiten që të ndërtohet apo përfundohet ndonjëherë dhe sa miliona euro do të ishte buxheti i saj, sa miliona euro të tjera do të keqmenaxhohen, do të keqpërdoren dhe do të vidhen nga ju?

Duke pasur parasysh këtë dinamikë të kësaj Qeverie të dështuar dhe të korruptuar në ikje, ku 2km punohen 4 vite dhe nuk përfundojnë, pikëpyetje është se edhe fëmijët tanë a do të mbërrinë ta gëzojnë përfundimin e tërësishëm të kësaj rruge.

Ritheksojmë që vlera nga kontrata 14.5 milion euro, momentalisht ka tejkaluar 30 milion euro nëpërmjet anekseve të plotësuara, publikisht parashtrojmë pyetjet:

– A thua pse u zvarrit qëllimisht kjo rrugë kaq shumë, apo BDI dëshiron që para çdo cikli zgjedhor të njejtën ta promovojë si sukses, e këtu shifet gjendja e tanishme?

– Pse dhe si u dyfishuan mjetet nja 14.5 milion ne 30 milion euro dhe kush duhet të jep përgjegjsi për këtë?

– A po zvarritet qëllimisht përfundimi i këtij projekti për ti mbrojtur biznes intereset e kazinove të Klanit: Llotaria, Soravia, Eurovia, BDIja..?

Mirëpo të nderuar qytetarë, kësaj keq-qeverisjeje, vjedhjeje, zhvatjeje e krimi po i vjen fundi!

Edhe kjo rrugë dhe shumë projekte tjera, do të bëhen por jo nga ju, ju tashmë jeni në ikje dhe kjo është gjëja më e mirë që do t’ju ndodh shqiptarve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. kjo është gjëja më e mirë që do t’ju ndodh shqiptarve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lidhja Europiane për Ndryshim se bashku me qytetarët e vendit, një herë e përgjithmonë do t’i thone BOLL MA këtij klani të korruptuar, zullumqar e të vetpëlqyer!

Në zgjedhjet e 8 Majit përfundimisht do të vjen ndryshimi i shumëpritur tek shqiptarët.

Exit mobile version