Ballina Lajme Maqedoni Lidija Dimova nuk e pranon fajin për keqpërdorime të fondeve evropiane

Lidija Dimova nuk e pranon fajin për keqpërdorime të fondeve evropiane

Ish-drejtoresha e Agjencionit nacional për mobilitet dhe program evropian arsimor, Lidija Dimova nuk pranoi fajin për veprat keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit dhe mashtrim në dëm të bashkësisë evropiane.

Marketing

I akuzuari i dytë, Aleksandar Goçev e pranoi fajësinë për veprën mashtrim të BE-së dhe për këtë arsye procedura e tij do të vijojë veçmas.

Dëshmi do të paraqiten edhe në seancat e radhës, por sipas avokatit mbrojtës, Mollçanov do të dëshmohet se procedura hetimore ka qenë jo e plotë.

“Nuk është përcaktuar se në kundërshtim me cilën dispozitë ligjore të ligjit për furnizime publike është vepruar. Përkundër kësaj ne sqaruam se procedura e tërësishme është respektuar në pajtueshmëri me ligjin për furnizime publike duke cituar nenet në fjalë. Deri më tani nuk është paraqitur asnjë i dëmtuar nga këto procedura.”, – deklaroi avokati, Zoran Mollçanov.

Prokurorja Suzana Mirçevska Kuzmanovska, parashtroi akt akuzues ndaj Dimovës e cila akuzohet për keqpërdorim të detyrës duke angazhuar bashkëpunëtor pa shpallje të konkursit. Po ashtu akuzohet edhe për pagesën e mëditjeve për udhëtime zyrtare dhe për lidhjen e marrëveshjeve pa pasur furnizime publike.

Gjykimi për Dimovën do të vazhdojë më 3 mars.

Marketing
Exit mobile version