Ballina Lajme Maqedoni Lidija Nedelkova, kandidatja favorite për të drejtuar Këshillin gjyqësorë!?

Lidija Nedelkova, kandidatja favorite për të drejtuar Këshillin gjyqësorë!?

Këto ditë me të madhe përflitet se si kandidate kryesore për t’u zgjedhur si anëtare e Këshillit gjyqësorë e më pas edhe kryetare është gjykatësja Lidija Nedelkova.

Marketing

Mirëpo për t’u bë pjesë e Këshillit gjyqësorë e më pas edhe kryetar i saj duhen vota të mjaftueshme të gjykatësve të cilët kalojnë numrin 20, e krahas Lidijës flitet se edhe një gjykatës tjetër ka dorëzuar aplikacionin për t’u bërë pjesë e këshillit gjyqësorë mirëpo ai nga sektori civil, e gjatë këtyre gjashtë viteve në këshillin gjyqësorë ishte ulur gjykatësja Jelica Kërstevska e para e të zgjidhet ajo nuk ishte lajmëruar asnjë gjykatës nga gjykata e lartë.

Konkursi ka mbaruar e në të janë lajmëruar edhe kandidat nga gjykatat e apelit në Shkup, Shtip e Gostivar nga ku pritet të zgjidhen anëtarët e rinjë e pjesë e tyre edhe nga lista e nacionaliteteve tjera.

Për një muaj mandate ju mbaron anëtarëve Meri Dika Georgievska, Jelica Krstevska, Vlatko Samarxhiski, Mirjanka Gocevska Stefanovska dhe Aleksandra Zafirovska e në vend të tyre pritet të ulen anëtarë të rinjë, ndërkohë që gjashtë vendet tjera boshe pritet të mbushen nga zgjedhja e parlamentit përmes Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Marketing
Exit mobile version