Liga e Evropës: Shkëndija bën maksimumin, por rrëzohet ndaj Tottenham Hotspur

Përkundër paraqitjes së mirë, Shkëndija është eliminuar nga kualifikueset e Ligës së Evropës.

Marketing

Tottenham Hotspur kanë shënuar fitore 1:3 në udhëtimin në Maqedoninë Veriore, kundër Shkëndijes.

Londinezët kaluan në epërsi qysh pas minutës së pestë, kur golin e gjeti argjentinasi Erik Lamela.

Shqiptarët e Maqedonisë Veriore u kundërpërgjigjën me golin e Nafiut, në minutën e 55’, por ky gol doli të ishte i pamjaftueshëm në fund.

Tottenham gjeti golin edhe dy herë të tjera, me Heung-Min Son, në minutat 70’ dhe Harry Kane në minutën 79’.

Me këtë fitore, Spurs shkojnë në raundin e ‘Play Off’. Shkëndija i jep këtu fund aventurës evropiane.

Marketing