Liga e Evropës: Shkëndija ia del me 10 lojtar, fiton kundër Botosani për të kaluar në raundin tjetër

Shkëndija ka shënuar një fitore me rëndësi të madhe.

Marketing

Skuadra shqiptare nga Maqedonia Veriore, Shkëndija ka shënuar fitore minimale në udhëtimin në Rumani, kundër Botosani.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi B. Ibraimi, në minutën e 2’ të takimit.

Në këtë ndeshje, Shkëndija luajti me 10 lojtarë për rreth 25 minuta lojë.

Në fund, shqiptarët nga Maqedonia Veriore arritën të ruajnë epërsinë e një goli, dhe tashmë kalojnë në raundin tjetër kualifikues.